Universiteti i Tiranës
Rektori është autoriteti më i lartë akademik i UT_së, si dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare. Në institucionet publike të arsimit të lartë, ai zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët.
Senati është organi kolegjial më i lartë akademik i UT_së, përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij. Senati kryesohet nga Rektori dhe mblidhet periodikisht. Anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës zgjidhen nga asambletë e personelit akademik të njësive kryesore.
Rektorati në institucionet e arsimit të lartë është organ kolegjial që drejtohet nga rektori dhe përbëhet nga:
- rektori;
- zëvendësrektorët;
- administratori i institucionit;
- drejtuesit e njësive kryesore;
Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij.
Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të institucionit.