Cikli i II Master i Shkencave

Master i Shkencave

Programet e studimit të ciklit të dytë në “Master i Shkencave” i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor”, me njohuri të thelluara shkencore teorike dhe praktike në drejtimin përkatës.

Ky program mund të realizohet me 120 kredite me kohëzgjatje normale jo më pak se dy vite akademike. Këtu përfshihen 30-40 kredite për një projekt kërkimor, nën udhëheqje të kualifikuar, i cili përfundon me diplomë (mikrotezë). Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në fushën e arsimimit të kryer

Programi i studimit mund të realizohet edhe si program i integruar i studimit i ciklit të dytë, me 300 kredite dhe me kohëzgjatje normale prej pesë vitesh akademike. Ky program studimi ofrohet në drejtësi, si dhe në fusha të tjera të përcaktuara nga aktet nënligjore. Studimet në këtë program përmbyllen me punim diplome dhe studentët pajisen me diplomë të integruar në fushën e arsimimit të kryer.

Për informacione më të detajuara ju lutemi drejtohuni në linket e mëposhtme të Fakulteteve.

     1. Fakulteti i Drejtësisë

Ofron 3 (tre) programe studimi në ciklin e dytë:

“Master i Shkencave”

  • Drejtësi me Profil, E Drejtë Civile;
  • Drejtësi me Profil, E Drejtë Penale;
  • Drejtësi me Profil, E Drejtë Publike;
  1. Fakulteti i Ekonomisë

Ofron 12 (dymbëdhjetë) programe studimi në ciklin e dytë:

“Master i Shkencave”

  • Administrim Biznes me profile: a. Menaxhim, b. Menaxhim i Burimeve Njerëzore,
  • Administrim Publik;
  • Ekonomiks;
  • Financë me profile: a. Drejtues Financiar, b. Ndërmjetës Bankar, c. Ndërmjetës jo Bankar;
  • Kontabilitet dhe Auditim;
  • Marketing;
  • Siguria e Informacionit;
  • Sisteme Informacioni në Ekonomi;
  • Kërkime Operacionale në Menaxhim;
  • Menaxhim Turizmi;
  • Statistika Zyrtare;
  • Menaxhim Risku;
  1. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Ofron 8 (tetë) programe studimi në ciklin e dytë:

“Master i Shkencave”

  • Mësuesi e Gjuhës Angleze për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  • Mësuesi e Gjuhës Italiane për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  • Mësuesi e Gjuhës Frënge për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  • Mësuesi e Gjuhës Gjermane për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  • Mësuesi në Gjuhën Greke për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  • Mësuesi në Gjuhën Turke për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  • Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik;
  • Përkthim Teknik -Letrar dhe Interpretim;
  1. Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

Ofron 8 (tetë) programe studimi në ciklin e dytë:

“Master i Shkencave”

  • Gazetari dhe Komunikim me profile: a. Marrëdhënie Publike, b. Marrëdhënie Europiane dhe Ndërkombëtare, c. Komunikimi Ndërkulturor, d. Marketing Mediatik; e. Drejtimi dhe Menaxhimi i Mediave;
  • Studime Letrare me profile: a. Teori Letërsie dhe Kritikë Letrare, b. Letërsi e Përgjithshme dhe e Krahasuar, c. Studime Letrare Shqiptare dhe Antropologji Kulturore;
  • Histori;
  • Arkeologji;
  • Trashëgimi Kulturore;
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare;
  • Gjuhësi me profile: a. Gjuhësi e Sotme, b. Gjuhësi Historike;
  • Gjeografi;
  1. Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Ofron 17 (shtatëmbëdhjetë) programe studimi në ciklin e dytë:

“Master i Shkencave”

  • Biologji Mjedisore;
  • Biologji Molekulare;
  • Mësues Biologjie për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  • Bioteknologji Molekulare dhe Industriale;
  • Fizikë;
  • Mësues Fizike për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  • Informatikë;
  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;
  • Inxhinieri Matematike dhe Informatike;
  • Inxhinieria e Proceseve Kimike;
  • Kimi Industriale e Mjedisore;
  • Kimi me profil: Analiza Kimike dhe Vetitë e Lëndës
  • Mësues Kimie për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  • Matematikë;
  • Mësues Matematike për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  • Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore;
  • Mësues Informatike për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  1. Fakulteti i Shkencave Sociale

Ofron 18 (tetëmbëdhjetë) programe studimi në ciklin e dytë:

“Master i Shkencave”

  • Psikologji Klinike;
  • Psikologji Shkollore;
  • Psikologji Organizacionale;
  • Mësuesi në Shkenca Sociale  për Arsimin e Mesëm të Lartë;
  • Punë Sociale me tre me profile, a. Drejtim Klinik, b. Organizim Komunitar, c. Politikë Sociale;
  • Përkatësi Gjinore dhe Zhvillim;
  • Administrim i Shërbimeve Sociale;
  • Shërbime Sociale në Drejtësinë Penale;
  • Çështje të Fëmijëve dhe të Familjes;
  • Komunikim për Ndryshim Social dhe të Sjelljes;
  • Shkenca Politike me profil, Teori Politike;
  • Studime Rajonale Politike;
  • Filozofi Sociale;
  • Etika në Institucione dhe Lidership;
  • Sociologji e Zhvillimeve Shoqërore;
  • Politika dhe Drejtim Arsimi;
  • Shkenca të Edukimit;
  • Shkenca Politike – Integrim dhe Qeverisje;

7. Instituti i Studimeve Evropiane (ISE)

  • Legjislacion dhe Institucionet Europiane;
  • Politika dhe Qeverisja në Europë;
  • Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Bashkimit Evropian;