Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Ekonomisë Varna në Bullgari, për vitin akademik 2019-2020.

 

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Ekonomisë Varna, në Bullgari në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie, për vitin akademik 2019-2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja e bursave:

-Stafi akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

Fushat e mësimdhënies:

 -Ekonomi;

Për më shumë informacion, referohuni linkut:

 http://international.ue-varna.bg/en/

Bursat përfshijnë:

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

 http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/bullgare);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/bullgare);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj B2 (Bullgarisht/Anglisht/ në varësi të programit të mësimdhënies);

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing.docx

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar informacionin në format PDF klikoni mbi link: Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Ekonomisë Varna në Bullgari, për vitin akademik 2019-2020.

Afati për aplikim: 07 Nëntor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *