Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, Gjermani për vitin akademik 2019-2020.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin Saarland, Gjermani, për vitin akademik 2019-2020. (Kliko këtu)

https://www.uni-saarland.de/nc/en/home.html

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja e bursave:

-Stafi akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

Fushat e mësimdhënies:

-Kimi;

-Drejtësi;

https://www.uni-saarland.de/nc/startseite.html

 

Bursat përfshijnë:

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/gjermane, në varësi të gjuhës që do të zhvillohet mobiliteti);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/gjermane në varësi të gjuhës që do të zhvillohet mobiliteti);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht/Gjermanisht B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing.docx

 

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 16 Dhjetor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *