Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’Foscari të Venecias në Itali për vitin akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’Foscari të Venecias në Itali për vitin akademik 2019-2020 (Kliko këtu)

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Ca’ Foscari të Venecias në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie, për vitin akademik 2019-2020.

Fusha e mësimdhënies (për stafin akademik):

 -Gjuhë dhe Letërsi;

 Katalogu i kurseve:

 https://www.unive.it/pag/17839/

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

–       Shkëmbimi i stafit (5 + 2 ditë).

 

Bursat përfshijnë:

 

–          Kompensimin ditor (160 EUR në ditë për stafin)

 

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie: 

– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/italiane sipas formatit Europass);

– Formulari i aplikimit, sipas linkut:

http://www.unitir.edu.al/images/Application_Form_Ca_Foscari.docx

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane (niveli B2);

– Plan pune në gjuhën Angleze/Italiane;

– Vërtetim punësimi në gjuhën Shqipe dhe të përkthyer në gjuhën Anleze/Italiane;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një bursë shkëmbimi Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie, sipas linkut:

 

http://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing.docx

 

 

Afati për aplikim: 18 Nëntor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *