Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Politeknik të Barit në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Politeknik të Barit në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik të UT-së për mësimdhënie, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. (Kliko këtu)

https://www.poliba.it/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;

 

Fusha e mësimdhënies: 

-Fizikë;

 

Kohëzgjatja e bursave:

–       Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5+2 ditë)

 

Bursat përfshijnë:

–          Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin)

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik: 

– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane (niveli B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një bursë shkëmbimi Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie *;

*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing.docx

 

Afati për aplikim: 22 Janar 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *