Hapet thirrja për bursa për stafin me kohë të plotë për trajnim në Universitetin e Thessaly, Greqi në kuadër të Programit Erasmus +.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik/ ndihmës akademik me karakter administrativ/ administrativ me kohë të plotë të Filialit Sarandë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Thessaly, Greqi për vitin akademik 2019-2020. (Kliko këtu)

http://www.uth.gr/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Trajnim për stafin akademik/ ndihmës akademik me karakter administrativ/ administrativ me kohë të plotë të Filialit Sarandë të Universitetit të Tiranës;

Kohëzgjatja e mobilitetit:

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (160 Euro);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin për trajnim: 

– CV+ Lista e publikimeve (vetëm për stafin akademik), (në gjuhën angleze/greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/greke);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/greke në nivelin B2;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ (nëse po,ku);

– Dokumenti Data of incoming staff for training, sipas linkut:

http://erasmus.uth.gr/docs/Data_Sheet_Staff_Training.docx  

– Plani i mobilitetit për trajnim*;

 

*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Training_outgoing.docx  

 

Afati për aplikim: 28 Janar 2020

Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në format pdf në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *