Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknologjik Bialystok, Poloni, në kuadër të Programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknologjik Bialystok, Poloni, në kuadër të Programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 (Kliko këtu për format PDF)

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknologjik Bialystok, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

https://pb.edu.pl/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzgjatja e mobilitetit:

– Bachelor/Master (1 semestër);

Fushat e studimit:

– Informatikë dhe Teknologji Informacioni;

– Matematikë;

– Administrim Biznesi;

– Shkencat e biologjisë;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruar nga Universitetin Teknologjik Bialystok, klikoni në adresën:

https://usos-ects.uci.pb.edu.pl/en/courses/search?name=&fac=

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 Euro në muaj);

– Kostot e udhëtimit (275 Euro).

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1);

– Application Form:

https://pb.edu.pl/iro/wp-content/uploads/sites/32/2019/09/application-form-for-erasmus.pdf

– Regjistrim online në platformën e universitetit pritës:

http://elam.pb.edu.pl/en-gb/offer/ERASMUS_PLUS_REG/registration/

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Teknologjik Bialystok lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1);

-Diplomë e nivelit bachelor;

– Listë notash Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Listë notash Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Application Form:

https://pb.edu.pl/iro/wp-content/uploads/sites/32/2019/09/application-form-for-erasmus.pdf

– Regjistrim online në platformën e universitetit pritës:

http://elam.pb.edu.pl/en-gb/offer/ERASMUS_PLUS_REG/registration/

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Teknologjik Bialystok lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

 

Afati për aplikim: 04 Dhjetor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *