Hapet thirrja për bursa për trajnim për stafin e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Eberswalde në Gjermani për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Eberswalde në Gjermani, për stafin e Universitetit të Tiranës për trajnim për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. (Kliko këtu)

https://www.hnee.de/en/Startseite/HNE-Eberswalde-Startseite-E9875.htm

 Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim (stafi do të ndjekë leksionet në bazë të moduleve bashkëngjitur);

Fushat e trajnimit për stafin akademik:

Për të parë fushat e trajnimit për stafin akademik, ju lutem referohuni modulit bashkëngjitur.

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:b:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EVwgvjKeXE9DgUFydrPFH-QBMs6XglXC2j46rkQLimdD1A?e=ItpyEh

Kohëzgjatja:

-nga 5 ditë deri në 4 javë;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor  (160 EUR në ditë për 14 ditët e para, për ditët pasardhëse kompensimi është 112 EUR në ditë)

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:

 http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim:

– CV(në gjuhën angleze/gjermane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/gjermane) ku të theksohet arsyeja e ndjekjes së modulit të zgjedhur;

– Vërtetim punësimi në Gjuhën shqipe;

– Certifikata e gjuhës së huaj angleze ose gjermane ( niveli B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo një mobilitet Erasmus+;

– *Plani i mobilitetit për trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Training_outgoing.docx

 

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim:  20 Janar 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *