Takimi i Rektorit te UT-se Prof.Dr. Mynyr Koni me delegacionin e Universitetit te Studimeve te Triestes

Më datë 6 Korrik 2017, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni priti delegacionin e Universitetit të Studimeve të Triestes, Itali të udhëhequr nga Zv/ Rektori i këtij universiteti Prof. Renato Gennaro. Në këtë takimi Prof. Dr. Mynyr Koni shoqërohej nga Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Zv/Rektori i Universitetit të Tiranës dhe Prof. Dr. Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Prof. Dr. Mynyr Koni pas një përshkrimi të shkurtër të universitetit shprehu dëshirën e tij që marrëdhënia midis dy universiteteve të rritet dhe të forcohet duke përmendur si fusha bashkëpunimi shkëmbimet studentore, programet studimore të ciklit të tretë si dhe rritjen e kërkimeve shkencore midis dy universiteteve nëpërmjet organizimit të konferencave të përbashkëta, publikimeve të materialeve akademike etj

Zv/ Rektori i këtij universiteti, Prof. Renato Gennaro shrehu falenderimet për mikëpritjen e ngrohtë që iu rezervua në Universitetin e Tiranës dhe theksoi se ky takim do të ishte një pikënisje e mbarë e bashkëpunimit midis dy universiteteve.

Prof. Renato Gennaro theksoi se pala italiane ishte shumë e interesuar që bashkëpunimi me Univesitetin e Tiranës të fillonte me shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve. Nga Prof. Genaro morrëm garancinë e përfshirjes së Universitetit të Tiranës si partnerë në Programet Erasmus + .

Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Zv/ Rektori i Universitetit të Tiranës në fjalën e tij theksoi faktin se bashkëpunimi me këtë universitet është një vlerë e shtuar për Universitetin e Tiranës dhe se bashkëpunimi midis dy institucioneve duhet të kalojë sa më shpejt në hapa konkretë.

Në fund të takimit përfaqësuesit e dy instituconeve nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi e cila do të vinte në jetë edhe bashkëpunimin real midis dy vendeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *